Warning: A non-numeric value encountered in /homepages/25/d69308669/htdocs/clickandbuilds/GatewayAlbania/templates/as002051free/includes/includes.php on line 83

Warning: A non-numeric value encountered in /homepages/25/d69308669/htdocs/clickandbuilds/GatewayAlbania/templates/as002051free/includes/includes.php on line 83
Gateway Albania | Advocacy for Albanian Exporters - MISIONI YNE

MISIONI YNE

Misioni i Gateway Albania është i thjeshtë. Ne duam të optimizojmë mjetet e prodhimit. Ne duam të përmirësojmë cilësinë e produkteve. Ne duam të rrisim volumin e eksporteve. Për këtë ne do të bashkohojmë eksportuesit shqiptarë dhe do u japim atyre nëpërmjet nesh një zë të fuqishëm. Gateway Albania do të jetë një loby  e më shumë se 20,000 kompanive dhe pronarësh të vetëm, të cilat eksportojnë mallra ose shërbime, ose të cilat janë të lidhura në ndonjë mënyrë tjetër me biznesin e eksportit. Ne duam të sigurojmë, me ndërmjetësimin e investitorëve dhe partneriteteve që kompanitë shqiptare vijnë në kryeqytet për të performuar fort në investimet e nevojshme në prodhimin modern.

Ne duam të sigurojmë, me ndërmjetësimin e konsulentëve të testuara dhe organizmat certifikues që edhe eksportuesit shqiptarë prodhojnë produkte që janë të certifikuara ndërkombëtarisht. Ne duam që kompanitë shqiptare të prezantohen me sistemet e menaxhimit të cilësisë në mënyrë që të prodhojnë mallra me cilësi të lartë. Ne duam qe të përdoren burimet  shqiptare për të  bërë të njohura produktet shqiptare. Kjo do të thotë se ne jemi në mbështetje të eksportuesve shqiptarë për të prodhuar produktet e gatshme në Shqipëri dhe jo vetëm për eksport të lëndëve të para. Burimet shqiptare duhet të jenë e produkte nga  Shqipëria. Vlera e shtuar e eksportit duhet të jetë në Shqipëri, në mënyrë që ekonomia shqiptare të krijojë vende pune, të zgjerohet dhe të bëhet fitimprurëse.

Për të arritur këtë, ne kemi themeluar OJQ-në Gateway Albania, për të bashkuar eksportuesit shqiptare në një lobim të zhurmshëm. Ne kemi lidhje kombëtare dhe ndërkombëtare të shkëlqyera, të cilat ne i vëmë në dispozicion  të eksportuesve shqiptarë. Për këtë arsye ne ofrojmë diskutimet individuale në tryeza të rrumbullakëta nëpër qytete të ndryshme dhe duke organizuar rregullisht takimet „Bisedojme rreth Oxhakut“ bisedime me udhëheqësit politikë dhe të biznesit. Ne jemi lobi i eksporteve shqiptare dhe partner udhëheqë i biznesit. Ne gjithashtu sigurojmë përveç marrëdhënieve me publikun, edhe asistencë profesionale të shumta, të tilla si konsultime të menaxhimit, përgatitjet e ekspozitave për panaire, ngjarjet ndërkombëtare brokerimi, deri në vendosjen e kontakteve me investitorët dhe partnerët e mundshëm.

Është koha që sektori më i rëndësishëm ekonomik në Shqipëri të përfaqësohet përmes një zëri të bashkuar. Për këtë ne informojmë anëtarët tanë gjerësisht dhe në mënyrë individuale në situatat aktuale, do mësojmë nga praktika dhe nevojat e anëtarëve tanë. Kjo njohuri që ne zotërojmë me fuqinë e zërit tonë ndaj politikëbërësve, në publik gjerësisht ose vetëm për njerëz të caktuar për të hyrë në bashkëpunim. Si OJQ- Organizatë Joqeveritare, ne jemi në punën tonë ekonomikisht jo-aktivë, dhe jemi plotësisht neutrale përsa i përket  drejtimit politik, ndërsa , jemi tërësisht të përkushtuar dhe angazhuar për ekonominë e eksportit të produkteve të Shqipërise.

Cookies erleichtern die Bereitstellung unserer Dienste. Mit der Nutzung unserer Dienste erklären Sie sich damit einverstanden, dass wir Cookies verwenden.
Weitere Informationen Ok Ablehnen